Zyrtarë nga MTI-ja vizitojnë Fabrikën e Mobileve ”TE NASERI”

Zyrtarë nga MTI-ja vizitojnë Fabrikën e Mobileve ”TE NASERI”
Eurolinda Zenelaj

28.04.2021 / Suhareka

Hartuesit e politikave industriale në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë gjatë ditës së sotme kanë vizituar Fabrikën e Mobileve ”TE NASERI”.

Hartuesit e politikave industriale në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, në bashkëpunim me drejtoritë për Zhvillim Ekonomik të Komunave kanë filluar takimet me bizneset prodhuese, siç është edhe Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” në Suharekë.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë informimi nga afër për kërkesat dhe sfidat që po përballen prodhuesit që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe ndikimi i saj në eksporte, importe dhe në numrin e punëtorëve.

Drejtori i kësaj fabrike, Naser Gashi ka treguar se pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, ata kanë rritur numrin e punëtorëve për 35% dhe kjo fal edhe eksportit ndërkombëtar pasi që kërkesa ka ndikuar edhe në rritjen e stafit.

Duke treguar për eksportin në vendet evropiane Naser Gashi ka bërë të ditur se ndërmarrja që ai e drejton, eskporton deri në 40% të prodhimit në bazë të marrëveshjeve me partnerë ndërkombëtar.

Si përfundim, ata kanë vlersuar se prodhimi dhe blerja produkteve lokale duhet të përkrahet fuqishëm nga të gjithë për një zhvillim të përbashkët.

RAPORTO