Fabrika e Mobileve “TE NASERI” reagon lidhur me pretendimet e punëtores se u largua nga puna për arsye të pazakonshme
Një punëtore e Fabrikës së Mobileve “TE NASERI” në një prononcim për disa media ka ngritur shqetësime lidhur me atë se ajo është larguar nga puna për faktin se ishte duke agjëruar.
Redaksia ka dërguar pyetje në adresë të ndërmarrjes lidhur me pretendimet e ish-punëtores së tyre, pretendimet me të cilat ata as nuk i kanë komentuar vetëm kanë shtuar se situata të tilla të personave që mundohen të dëmtojnë imazhet e bizneseve në Kosovë nuk janë të parat dhe as të fundit, andaj duke respektuar ligjet ne kemi inicuar procedurat e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë.
Tutje ata kanë bërë të ditur se për arsye ende të paqarta për ne, punëtori ka ndërprerë mardhënien e punës me ndërmarrjen tonë pa ndonjë paralajmërim duke mos respektuar kontratën dhe Ligjin e Punës, si dhe njëkohësisht duke krijuar arsyetime të pabaza në media.
Gjithashtu kjo ndërmarrje ka reaguar sot edhe në faqen e tyre në Facebook.