Zjarri në ETC, Muharremaj shpreh keqardhje për dëmet dhe bënë të ditur se situata është nën kontroll
Një situatë emergjente ka përfshirë zonën e Suharekës, ku një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në objektin e ETC-së.
Nga orët e para të mëngjesit, zjarrfikësit nga komuna jonë, Prizreni, Rahoveci, Mamusha dhe zona të tjera përreth, janë angazhuar në një përpjekje të madhe për të kontrolluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur keqardhje për dëmet e mëdha materiale që ka pësuar ETC-ja si pasojë e këtij incidenti. “Situata është nën kontroll, por zjarrfikësit vazhdojnë me kujdes të veçantë për të evituar plotësisht çdo rrezik”, ka thënë Muharremaj.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit në ETC. Ekipet e specializuara janë duke punuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.