Zjarret e shumta në Suharekë, drejtori Shabani bënë thirrje për kujdes pasiqë po dëmtohet pamëshirshëm natyra

27.03.2022

Falë punës së palodhshme të zjarrfikësve, zjarret po lokalizohen në kohë pothuajse rekorde. Gjatë ditës së sotme ka pasur zjarre në fshatrat Mushtisht, Dobërdelan, Gjinoc dhe Samadrexhë. Drejtori i Shërbimeve Publike, Mjedis dhe Emergjencë në Komunën e Suharekës, Enver Shabani ka theksuar se zjarrfikësit sot ishin në krye të detyrës duke mos munguar as ndihma […]

Zjarret e shumta në Suharekë, drejtori Shabani bënë thirrje për kujdes pasiqë po dëmtohet pamëshirshëm natyra Foto: Ilustrim

Falë punës së palodhshme të zjarrfikësve, zjarret po lokalizohen në kohë pothuajse rekorde.

Gjatë ditës së sotme ka pasur zjarre në fshatrat Mushtisht, Dobërdelan, Gjinoc dhe Samadrexhë.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mjedis dhe Emergjencë në Komunën e Suharekës, Enver Shabani ka theksuar se zjarrfikësit sot ishin në krye të detyrës duke mos munguar as ndihma e qytetarëve.

Po ashtu, drejtori Shabani ka bërë thirrje në drejtim të qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos shkaktojnë zjarre, ngase e dëmtoni pamëshirshëm natyrën.

Postimi i plotë i drejtorit Enver Shabani:

Në Mushtisht, Dobërdelan, Mohlan, Gjinoc dhe Samadraxhe ka pasur zjarre.

Zjarrëfikësit sot ishin në krye të detyrës duke mos munguar as ndihma e qytetarëve.

Ju lutem keni kujdes dhe mos shkaktoni zjarre, ngase e dëmtoni pamëshirshëm natyrën.