Vjedhje e rëndë në Suharekë, hynë me forcë në një market dhe grabisin gjëra të ndryshme

28.05.2021

Në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë. Sipas informacioneve të SuharekaOnline bëhet e ditur se në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, disa të dyshuar me forcë kanë depërtuar në një market, ku edhe kanë vjedhur gjëra të ndryshme. SuharekaOnline mëson se dy të dyshuar janë […]

Vjedhje e rëndë në Suharekë, hynë me forcë në një market dhe grabisin gjëra të ndryshme Foto: Ilustrim

Në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas informacioneve të SuharekaOnline bëhet e ditur se në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, disa të dyshuar me forcë kanë depërtuar në një market, ku edhe kanë vjedhur gjëra të ndryshme.

SuharekaOnline mëson se dy të dyshuar janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati, por në kërkim policor.

Rasti ka ndodhur më 26 maj, rreth orës 03:30 të mëngjesit në Suharekë.

Pas intervistimit në konsultim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.