Vjedhen para dhe stoli ari në Sllapuzhan dhe Savrovë
Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të kenë ndodhur në Sllapuzhan dhe Savrovë të Suharekës. Sipas raportimeve në Policinë e Kosovës bëhet e ditur se në fshatin Sllapuzhan ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme. Rasti tjetër është raportuar në fshatin […]
Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të kenë ndodhur në Sllapuzhan dhe Savrovë të Suharekës.
Sipas raportimeve në Policinë e Kosovës bëhet e ditur se në fshatin Sllapuzhan ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme.
Rasti tjetër është raportuar në fshatin Savrovë ku viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë në një aheng, i janë vjedhur stoli ari.
Sipas njoftimit të organeve të rendit njësitë policore janë duke i hetuar rastet.