1.
Sot 27 vjet nga rënia e 28 martirëve dhe dëshmorëve të Savrovës
02.06.2026
Sot shënohen 27 vjet nga rënia e 28 martirëve dhe dëshmorëve të fshatit Savrovë të Suharekës, të cilët sakrifikuan jetën e tyre gjatë luftës për lirinë e Kosovës.
Më 2 qershor 1999, forcat serbe kryen krime të rënda ndaj popullsisë civile të këtij fshati. Në mesin e viktimave ishin edhe gjashtë anëtarët e familjes Hasanaj – Alushi, Agimi, Sherifi, Ymeri, Islami dhe Xhevati – të cilët u vranë në qendër të fshatit.
Savrova, megjithëse një fshat i vogël, dha një kontribut të madh në luftën çlirimtare, duke humbur 24 martirë, mes tyre edhe pleq e fëmijë. Sakrifica e tyre mbetet pjesë e pandashme e historisë së Kosovës dhe kujtohet me nderim nga brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
