Vetëm 1195 mërgimtarë nga Suhareka votuan për zgjedhjet e 17 tetorit
Nga numri i aplikacioneve të lartpërmendur, 1859 janë nga Komuna e Suharekës, ku sipas KQZ-së llogaritet si numër i lartë i aplikimeve krahasuar me numrin e banorëve dhe listën votuese të qytetarëve. Megjithatë për dallim nga numri i madh i aplikimit për votim me postë, burime të SuharekaOnline brenda KQZ-së bëjnë të ditur se nga […]
Nga numri i aplikacioneve të lartpërmendur, 1859 janë nga Komuna e Suharekës, ku sipas KQZ-së llogaritet si numër i lartë i aplikimeve krahasuar me numrin e banorëve dhe listën votuese të qytetarëve.
Megjithatë për dallim nga numri i madh i aplikimit për votim me postë, burime të SuharekaOnline brenda KQZ-së bëjnë të ditur se nga 1859 aplikime, vetëm 1195 mërgimtarë kanë votuar.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka theksuar se procesi i numërimit të votave me kushte, si dhe atyre të ardhura me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta do të fillojë pas përfundimit të procesit të verifikimit të pakove.
Po ashtu, Elezi ka bërë të ditur se KQZ-ja ka bërë pranimin e rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime dhe se ato janë duke u verifikuar.
Nga lista me emrat dhe të dhënat e 1859 mërgimtarëve nga Suhareka të cilën e kishte siguruar SuharekaOnline, 877 prej tyre vepronin në Gjermani, 492 në Zvicër, 247 në Itali dhe 125 në Slloveni dhe në shtete të tjera.
Ndryshe këto shifra janë shumëfish më të ulëta krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti, ku në zgjedhjet e shkurtit ishin regjistruar mbi 102 mijë votues nga jashtë Kosovës.