Testohen edhe dy paciente të dializës nga Suhareka, rezultatet priten sonte

Në repartin e hemodializës së spitalit rajonal të Prizrenit brenda katër ditëve rezultuan pozitiv në COVID 19, mbi 17 persona.
13 prej tyre punonjës të këtij reparti, 2 mjekë, infermierë dhe punëtor teknikë si dhe 4 pacientë që marrin këtë shërbim.
Me infektimin e stafit në këtë spital, u bë edhe shpërndarja e virusit edhe në komunat tjera.
Nga QRSHP-së në Prizren kanë bërë të ditur se sot i janë marr mostrat edhe 2(dy) pacienteve të dializës të spitalit të Prizrenit që janë nga Komuna e Suharekës e që shërbimin e dializës e kanë marr në Spitalin e Prizrenit.
Sipas rezultateve të IKSHPK-së të dielën një paciente nga Sallagrazhda e Suharekës, ka rezultuar pozitiv me covid-19 dhe është rast kontakti nga reparti i dializës në Prizren.