Task forcat e shkollave të Suharekës vendosin të kthehet normaliteti i orës mësimore me 45 minuta

08.06.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 javët e fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline. Po ashtu gjendja me pandeminë COVID-19 është e qetë edhe në shkollat e […]

Task forcat e shkollave të Suharekës vendosin të kthehet normaliteti i orës mësimore me 45 minuta Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 javët e fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Po ashtu gjendja me pandeminë COVID-19 është e qetë edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se gjendja është shumë e mirë në të gjitha shkollat, aktualisht nuk ka të infektuar asnjë mësimdhënës po ashtu edhe nxënës dhe se të gjitha shkollat punojnë me skenarin A.

Po ashtu më tutje drejtori i DKA-së ka bërë të ditur se me rekomandim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) task forcat e shkollave kanë mbajtur takim, ku edhe kanë vendosur që të kthehet normaliteti në shkolla, që ora mësimore të bëhet 45 minuta, ashtu siç ka qenë para pandemisë COVID-19.

Ndërsa pas mbajtjes së këtij takimit dhe vendimit të task forcave të shkollave, Bajselmani ka theksuar se si drejtori e arsimit e kanë dërguar njoftimin në MAShTI dhe se presin aprovimin apo vendimin./SuharekaOnline/