Suharekë, vazhdon rritja e numrit të veteranëve që marrin pagë nga shteti!
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit dhjetor 2022 nga skema e pesnioneve për […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit dhjetor 2022 nga skema e pesnioneve për veteranët e luftës në Komunën e Suharekës kanë përfituar 1 mijë e 635persona, raporton SuharekaOnline.
Duke krahasuar këtë numër me atë të muajve të kaluar rezulton se numri i personave të kësaj kategorie që përfitojnë nga kjo skemë është rritur.
| Muaji, viti 2022 | Nr. i veteranëve – Suharekë |
| Janar | 1.625 |
| Shkurt | 1.633 |
| Mars | 1.632 |
| Prill | 1.625 |
| Maj | 1.626 |
| Qershor | 1.624 |
| Korrik | 1.626 |
| Gusht | 1.626 |
| Shtator | 1.625 |
| Tetor | 1.623 |
| Nëntor | 1.628 |
| Dhjetor | 1.635 |