Suharekë, të shtëna me armë zjarri në aheng familjar, identifikohen dy të dyshuar
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar për të shtëna me armë zjarri, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit kanë pranuar se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 2 […]
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është raportuar për të shtëna me armë zjarri, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit kanë pranuar se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 08:00.
Arma pushkë gjuetie është verifikuar, ishte me leje valide dhe me konsultim të prokurorit nuk është konfiskuar.
“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit kanë pranuar se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Arma pushkë gjuetie është verifikuar, ishte me leje valide dhe me konsultim të prokurorit nuk është konfiskuar”, bënë të ditur PK-ja.