Suharekë, shtyhet seanca në rastin ku djali kërcënoi babain me thikë

04.11.2021

Pavarësisht se të njejtit kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt, ftesës nuk i janë përgjigjur. Në këto rrethana, gjyqtari Lavdim Bajraktari, në praninë e prokurorit Shahadin Destani ka shtyrë seancën e sotme për 24 nëntor 2021, ndërsa ndaj të akuzuarit F.M gjykata ka urdhëruar sjelljen me detyrim nga Stacioni Policor në Suharekë. Sipas […]

Suharekë, shtyhet seanca në rastin ku djali kërcënoi babain me thikë Foto: Ilustrim

Pavarësisht se të njejtit kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt, ftesës nuk i janë përgjigjur.

Në këto rrethana, gjyqtari Lavdim Bajraktari, në praninë e prokurorit Shahadin Destani ka shtyrë seancën e sotme për 24 nëntor 2021, ndërsa ndaj të akuzuarit F.M gjykata ka urdhëruar sjelljen me detyrim nga Stacioni Policor në Suharekë.

Sipas aktakzuës, i akuzuari F.M, më 25 gusht 2020, në orët e pasdites, në shtëpinë e tij familjare, me dashje shkakton keqtrajtim fizik dhe emocional të dëmtuarit – babait të tij H.M.

I akuzuari, me një thikë kuzhine i afrohet të dëmtuarit me fjalët “pa ta hjek kokën me këtë thikë nuk e la”, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton ndjenjën e frikës dhe rrezikshmërisë personale.

Me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi