Suharekë, rritet numri i veteranëve që marrin pagë nga shteti!
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit nëntor 2022 nga skema e pesnioneve për […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit nëntor 2022 nga skema e pesnioneve për veteranët e luftës në Komunën e Suharekës kanë përfituar 1 mijë e 628 persona, raporton SuharekaOnline.
Duke krahasuar këtë numër me atë të tre muajve të kaluar (tetor, shtator dhe gusht) rezulton se numri i veteranëve të luftës në Komunën e Suharekës është rritur.
Në muajin gusht në Komunën e Suharekës ishin regjistruar 1.626 veteranë që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, ndërsa në muajin shtator ishin regjistruar 1.625, në tetor ishin regjistruar 1.623 veteranë.
Muaji, viti 2022 | Nr. i veteranëve – Suharekë |
Janar | 1.625 |
Shkurt | 1.633 |
Mars | 1.632 |
Prill | 1.625 |
Maj | 1.626 |
Qershor | 1.624 |
Korrik | 1.626 |
Gusht | 1.626 |
Shtator | 1.625 |
Tetor | 1.623 |
Nëntor | 1.628 |