Suharekë, propozohet shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit
16.06.2021
Është publikuar agjenda e KPF-së (Komitetit për Politikë dhe Financa), ku edhe u caktua mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2021, të Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhja do të mbahet më 21 qershor 2021 në ora 10:00. Është propozuar ky rend dite: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendimit për […]
Është publikuar agjenda e KPF-së (Komitetit për Politikë dhe Financa), ku edhe u caktua mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2021, të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të mbahet më 21 qershor 2021 në ora 10:00.
Është propozuar ky rend dite:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në Agro-zonë;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në Zonën industriale;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien pëlqimi për të zhvilluar procedurat përmes ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit;- Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2022–2024;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës;
- Shqyrtimi i kërkesës së sindikatës së administratës së Komunës;
- Shqyrtimi i raportit të komisionit për verifikimin e pronave.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Bordit të Drejtorëve.