Mbledhja e KPF-së në Suharekë, i revoltuar anëtari i PDK-së lëshon mbledhjen

21.06.2021

KPF-ja (Komiteti për Politikë e Financa) ka mbajtur sot mbledhjën e gjashtë me radhë për këtë vit. Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit;3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për […]

Mbledhja e KPF-së në Suharekë, i revoltuar anëtari i PDK-së lëshon mbledhjen Foto: Ilustrim

KPF-ja (Komiteti për Politikë e Financa) ka mbajtur sot mbledhjën e gjashtë me radhë për këtë vit.

Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit;
3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2022–2024;
4.Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës;
5.Shqyrtimi i kërkesës së sindikatës së administratës së Komunës; dhe
6.Shqyrtimi i raportit të komisionit për verifikimin e pronave.

Pas miratimit të pikës së parë (procesverbalit nga mbledhja e kaluar), pika e dytë ngjalli diskutime rreth projekt-vendimit për ti ndihmuar “KF Ballkanit”, ku pas votimit 3 pro dhe 3 kundër, kryesuesi përdori të drejtën e votës së dyfisht dhe kjo pike u miratua.

Pas kësaj i revoltuar anëtari i PDK-së, Jeton Rrakaqi ka lëshuar mbledhjën, në shenjë proteste.

Pikat tjera u miratuan unanimisht për të dal në mbledhjën e radhës së Asamblesë e cila do të mbahet me 29 qershor me fillim në ora 10:00.