Suharekë, mbahet mbledhja e shtatë e KPF-së

12.07.2022

Kryesuesi i Asamblesë Komunale, Bexhet Kuçi e ka hapur takimin dhe e ka prezantuar rendin e ditës. Në këtë mbledhje kanë qenë 7 pika të rendit të ditës, duke filluar nga shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit tëkomisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave tëpaluajtshme të Komunës deri në raportim për buxhetin Janar-Qershor […]

Suharekë, mbahet mbledhja e shtatë e KPF-së Foto: Ilustrim

Kryesuesi i Asamblesë Komunale, Bexhet Kuçi e ka hapur takimin dhe e ka prezantuar rendin e ditës.

Në këtë mbledhje kanë qenë 7 pika të rendit të ditës, duke filluar nga shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit tëkomisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave tëpaluajtshme të Komunës deri në raportim për buxhetin Janar-Qershor 2022.

Rendi i ditës në mbledhjen e KPF-së:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit tëkomisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave tëpaluajtshme të Komunës;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit përzbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nёshfrytëzim afatshkurtër tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit përzbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nёshfrytëzim afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
5. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore tëKomunës së Suharekës për vitin 2021;
6. Informatë për aktivitet e KKSB-së për periudhën Janar-Qershor2022;
7. Raportim për buxhetin Janar-Qershor 2022.

Për secilën pikë u diskutua dhe të gjitha këto me shumicë të votave pro, u procesuan për në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Komunale, e cila do të mbahet më 21 korrik 2022.