Suharekë, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e parë të vitit 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Ndërkaq, nga kjo skemë pensionale rezulton se janë 13,487 përfitues në tërë vendin. Ndërsa […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e parë të vitit 2021.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Ndërkaq, nga kjo skemë pensionale rezulton se janë 13,487 përfitues në tërë vendin.
Ndërsa sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në këtë periudhë kohore janar-mars 2021 në Komunën e Suharekës ka shënuar rënie numri i përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Në Komunën e Suharekës në muajin janar kanë qenë 570 përfitues nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Ndërsa në muajin shkurt kanë qenë 569 përfitues nga skema e lartëcekur dhe në muajin mars ky numër ka rënë në 568 përfitues.
Muaji | Numri i përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Komunën e Suharekës |
Janar | 570 |
Shkurt | 569 |
Mars | 568 |
Bazuar në gjendjen e muajit mars 2021, numri i përfituesve nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës ishte 13,487. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Gllogovcit me gjithsej 1,357, apo 10.1 % e numrit të përgjithshëm.