Suharekë, nesër ekipet e QKMF-së fillojnë testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 në shkolla

20.01.2022

QKMF-Suharekë ka njoftuar se nesër me datë 21.01.2022 ekipet mobile të QKMF-së “Rexhep Kuçi” fillojnë testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 nëpër shkollat fillore të Komunës së Suharekës. Po ashtu, nga kjo QKMF kanë bërë të ditur se testimet do të fillojnë me SHFMU “Shkëndija” Suharekë. Në fund, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare […]

Suharekë, nesër ekipet e QKMF-së fillojnë testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 në shkolla Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

QKMF-Suharekë ka njoftuar se nesër me datë 21.01.2022 ekipet mobile të QKMF-së “Rexhep Kuçi” fillojnë testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 nëpër shkollat fillore të Komunës së Suharekës.

Po ashtu, nga kjo QKMF kanë bërë të ditur se testimet do të fillojnë me SHFMU “Shkëndija” Suharekë.

Në fund, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat anti-COVID.

Njoftimi i plotë:

Njoftim! Të nderuar qytetarë, nesër me datë 21.01.2022 ekipet mobile të QKMF-së “Rexhep Kuçi” fillojnë testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 nëpër Shkollat Fillore të komunës së Suharekës. Testimet fillojnë me SHFMU “Shkëndija” Suharekë. Ju lutem respektoni masat anti-covid!