Suharekë, më 4 e 14 qershor, testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta

06.05.2022

Ai tregoi se testi i arritshmërisë do të mbahet dy herë, testi i parë dhe testi i dytë. Zv.ministri i Arsimit kishte bërë të ditur se në ditën e parë do të jetë testi nga Gjuha Shqipe, Angleze, Historia dhe Gjeografia, ndërsa në ditën e dytë do të jetë testi nga Matematika, Informatika, Fizika, Kimia […]

Suharekë, më 4 e 14 qershor, testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta

Ai tregoi se testi i arritshmërisë do të mbahet dy herë, testi i parë dhe testi i dytë.

Zv.ministri i Arsimit kishte bërë të ditur se në ditën e parë do të jetë testi nga Gjuha Shqipe, Angleze, Historia dhe Gjeografia, ndërsa në ditën e dytë do të jetë testi nga Matematika, Informatika, Fizika, Kimia dhe Biologjia.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar përgatitjet në të gjitha shkollat e komunës, kjo në mënyrë që nxënësit të përgatiten sa më shumë që të tregojnë rezultate të kënaqshme në testin e arritshmërisë.

Drejtori Bajselmani ka thënë se testi do të mbahet dy ditë, testi i parë mbahet më 4 qershor (04.06.2022) dhe ai i dyti më 14 qershor (14.06.2022).

Po ashtu, drejtori i DKA-së në Suharekë ka bërë të ditur se numri i nxënësve të klasave të nënta që do të marrin pjesë në testin e arritshmërisë është 750 nxënës.

Kalueshmëria në testin e arritshmërisë vitin e kaluar 2020/2021 ishte 57.1 për qind.

Ndryshe, zëvendësministri i Arsimit kishte thënë se qëllimi i këtij ndryshimi në testin e arritshmërisë është që të mund të fokusohemi, thellohemi më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve.

Etiketat