Suharekë: Komuna shpall dy vende pune për teknik/ndihmës në këto shkolla
Komuna e Suharekës njofton se janë shpallur dy vende pune për teknik/ndihmës në këto shkolla. Komuna e Suharekës ka shpallur konkurs pune për teknik/ndihmës në SHFMU “Migjeni” në fshatin Gjinoc dhe në SHFMU “Dituria” në fshatin Samadrexhë. Në shpalljen e konkursit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kualifikimi duhet të jetë: Për punëtor/e teknik kërkohet […]
Komuna e Suharekës njofton se janë shpallur dy vende pune për teknik/ndihmës në këto shkolla.
Komuna e Suharekës ka shpallur konkurs pune për teknik/ndihmës në SHFMU “Migjeni” në fshatin Gjinoc dhe në SHFMU “Dituria” në fshatin Samadrexhë.
Në shpalljen e konkursit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kualifikimi duhet të jetë: Për punëtor/e teknik kërkohet shkolla e mesme.
Dokumenatcioni i nevojshëm për konkurrim:
1. Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati;
2. Diplomat e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetë se gjashtë muaj (fotokopje);
3. Ekstrakti i lindjes;
4. Letërnjoftimin (fotokopje);
5. Dëshmia e përvojës së punës në arsim, (nëse ka);
6. Certifikatat për trajnimet e kryera të akredituara nga MASHT (nëse ka).
Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara, ndërsa dokumentet origjinale prezantohen në intervistë. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni.
Afati i konkurrimit tetë (8) ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren Pritëse në Komunën e Suharekës.