Suharekë, bëhet kërkesë për pagesën e shujtës për punëtorët e Administratës së Komunës
Në letrën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) për Komitetin për Politikë dhe Financa – Komunës së Suharekës dhe Kuvendit Komunal të Suharekës, thuhet se si konstatim i përgjithshëm ishte se pozita materiale e punëtorëve të Administratës të Komunës është më e pa favorshme krahasuar me pozitën e punëtorëve në arsim, shëndetësi […]
Në letrën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) për Komitetin për Politikë dhe Financa – Komunës së Suharekës dhe Kuvendit Komunal të Suharekës, thuhet se si konstatim i përgjithshëm ishte se pozita materiale e punëtorëve të Administratës të Komunës është më e pa favorshme krahasuar me pozitën e punëtorëve në arsim, shëndetësi dhe sektorët tjerë.
Po ashtu, thuhet se sistemi i pagave të tanishëm i favorizon shumë më tepër të punësuarit në këta sektor, krahasuar me të punësuarit në Administratën Komunale. Pos pagave më të ulëta, punëtorët në Administratën Komunal, nuk gëzojnë as të drejtën e kompenzimit të shujtës siç e gëzojnë punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë.
Me qëllim të përmirësimit të gjendjes të të punësuarve në Administratën Komunale, BSPK si kryesi i është drejtuar me këtë kërkesë që nga data 01.01.2022 të bëhet kompenzimi i shpenzimeve të shujtës (prej 3.50 euro në ditë) për punëtorët e Administratës të Komunës së Suharekës, për shkak të arsyeve të cekura më lartë.
Me që numri i të punësuarve në administratën e komunës është dukshëm më i vogël se i të punësuarve në arsim, nga BSPK – Shoqata Sindikale e Administratës Komunale Suharekë kanë konsideruar se shuma për kompenzim të shujtës, nuk do të paraqet ndonji ngarkesë të pa përballueshme për buxhetin e Komunës.