Suharekë, 381 punonjës të arsimit përfitojnë nga kompensimi për punën e viteve të 90-ta
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99. Personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99.
Personi i pensionuar i cili ka punuar në arsimin shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, gëzon një kompensim shtesë për kontributin e dhënë.
Përfituesit e kompensimit shtesë janë: Mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës, personeli administrativ, personeli teknik i shkollave, të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit të arsimit shqip.
Ndërkaq, nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 rezulton se janë 12.856 përfitues.
Ndërsa nga këto statistika bëhet e ditur se në këta 11 muaj të vitit 2022 numri i personave që përfitojnë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje.
Në muajin e janar të vitit 2022 në Komunën e Suharekës kanë qenë 360 punonjës të arsimit që përfituan nga ky kompensim, ndërsa në muajin nëntor ky numër është rritur në 381.
Muaji | Nr. i pëfituesve në Suharekë nga skema për kompensimin e punonjësve të Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin shkollor 98/99 |
Janar | 360 |
Shkurt | 363 |
Mars | 365 |
Prill | 369 |
Maj | 371 |
Qershor | 374 |
Korrik | 378 |
Gusht | 380 |
Shtator | 380 |
Tetor | 382 |
Nëntor | 381 |
Rikujtojmë se pensionet për kompensimin e Arsimit për vitet 90/91 deri në vitin 98/99 – pagesa ka filluar të implementohet nga muaji janar 2020.