Suharekasit të armatosur, për 6 muaj 5 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 2 bastisje në kërkim të armëve

17.07.2021

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës bastisë shtëpi të shumta për armëmbajtje pa leje. Edhe në Komunën e Suharekës ka raste të shumta e të tilla, ku konfiskohen armë të ndryshme për shkak të mos posedimit të lejes për armëmbajtje. Numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe bastisjeve për kërkim të […]

Suharekasit të armatosur, për 6 muaj 5 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 2 bastisje në kërkim të armëve Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës bastisë shtëpi të shumta për armëmbajtje pa leje.

Edhe në Komunën e Suharekës ka raste të shumta e të tilla, ku konfiskohen armë të ndryshme për shkak të mos posedimit të lejes për armëmbajtje.

Numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe bastisjeve për kërkim të armëve janë prezente edhe në takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, takime këto që udhëhiqen nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka dhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

SuharekaOnline ka grumbulluar të dhënat për gjashtë (6) muajt e fundit për armëmbajtjet pa leje dhe bastistjet në kërkim të armëve.

Sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se për 6 muaj në Komunën e Suharekës kanë qenë 5 raste të armëmbajtjes pa leje dhe janë kryer dy bastistje me qëllim të kërkimit të armëve të zjarrit.

Në muajin janar ka qenë një rast i armëmbajtjes pa leje, në shkurt një rast, në mars dy raste të tilla, ndërsa në muajin prill janë kryer dy bastisje në kërkim të armëve të zjarrit dhe në maj ka qenë një rast i armëmbajtjes pa leje.

MuajiNr. i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe
bastisjeve në kërkim të armëve në Komunën e Suharekës
Janar 20211 i armëmbajtjes pa leje
Shkurt 20211 i armëmbajtjes pa leje
Mars 20212 i armëmbajtjes pa leje
Prill 20212 bastisje në kërkim të armëve të zjarrit
Maj 20211 i armëmbajtjes pa leje
Qershor 2021Asnjë rast
TOTAL5 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 2 bastisje në kërkim të armëve të zjarrit