Suhareka së shpejti më 2 E-Kioska

E-Kiosku 24/7 do të përdoret për shërbime të qytetarëve të cilët do të pajisen me dokumente të Gjendjes Civile.

Qytetarët e Suharekës nuk do të presin më, më orë të tëra para sporteleve për të kryer shërbimet e tyre, e sidomos tash kur dhe rritet fluksi i mërgimtarëve në komunën tonë.

Sot drejtori i Administratës së Komunës së Suharekës z.Driton Maliqaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Pronsore Juridike dhe Kadastër z.Emrush Bytyqi dhe zyrtarë të kësaj drejtorie kanë bërë inqizimin (piketimin) e terrenit për vendosjen e 2 E-Kioskave.


Së shpejti qytetarët e Komunës së Suharekë do të kenë mundësi të pajisen me dokumente të Gjendjes Civile përmes E-Kioskut 24/7.


“Komuna e Suharekës, është në shërbim të qytetarëve çdo herë dhe do të angazhohet maksimalisht për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës dhe jo vetëm”, thuhej ne ueb faqen e komunës së Suharekës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.