Suhareka renditet e 22-ta për nga numri i familjeve me asistencë sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar numrin e familjeve dhe numrin e anëtarëve të familjeve që janë përfitues nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit tetor të vitit 2022. ASK ka publikuar numrin e këtyre familjeve dhe anëtarëve të tyre sipas komunave. Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash ka publikuar numrin e familjeve dhe numrin e anëtarëve të familjeve që janë përfitues nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit tetor të vitit 2022.
ASK ka publikuar numrin e këtyre familjeve dhe anëtarëve të tyre sipas komunave.
Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se Komuna e Suharekës nga 38 komuna të Kosovës është renditur e 22 për nga numri i familjeve që kanë marrë asistencë sociale gjatë muajit tetor të këtij viti.
Komuna e Suharekës gjatë muajit tetor ka regjistruar 451 familje të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.
Nga raporti i ASK-së i cili përmbanë të dhëna për numrin e këtyre familjeve, rezulton se në Komunën e Suharekës nga muaji janar deri në tetor, numri ka shënuar rënie.
Numrin më të madhë të familjeve me asistencë sociale e ka Komuna e Mitrovicës e cila për muajin tetor të këtij viti ka regjistruar 2.207 familje, ndërsa Komuna e Vushtrisë me 1.361 familje renditet e dyta, Komuna e Prishtinës me 1.265 familje renditet e treta.
| Komuna | Nr. i familjeve që janë përfituese nga skema e ndihmës sociale |
| Gjakovë | 1.067 |
| Gllogovc | 1.078 |
| Gjilan | 647 |
| Kaqanik | 732 |
| Klinë | 847 |
| Fushë Kosovë | 917 |
| Kamenicë | 491 |
| Mitrovicë | 2.207 |
| Lipjan | 1.232 |
| Obiliq | 689 |
| Rahovec | 622 |
| Pejë | 1.041 |
| Podujevë | 844 |
| Prishtinë | 1.265 |
| Prizren | 722 |
| Skenderaj | 786 |
| Ferizaj | 910 |
| Vushtrri | 1.361 |
| Zubin Potok | 629 |
| Malishevë | 744 |
| Mitrovica Veriore | 651 |
| Suharekë | 451 |
