Suhareka regjistron 89 lindje gjatë muajit maj, vetëm një u realizua në QKMF-Suharekë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin maj 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin maj 2023.
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.
Në muajin maj 2023, janë regjistruar 2,364 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1,209 lindje janë meshkuj dhe 1,155 lindje janë femra.
Ndërsa, duke u bazuar në të dhënat e ASK-së figuron se gjatë muajit maj të këtij viti, në Komunën e Suharekës janë regjistruar 89 lindje, prej tyre 39 meshkuj dhe 50 femra.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se një lindje është kryer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuqi” në Suharekë, foshnja që ka lindur në QKMF-Suharekë ka qenë e gjinisë femërore.