Suhareka regjistron 79 lindje gjatë muajit nëntor 2022, vetëm tri u realizua në QKMF-Suharekë

14.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Suhareka regjistron 79 lindje gjatë muajit nëntor 2022, vetëm tri u realizua në QKMF-Suharekë Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin nëntor janë regjistruar 2 183 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 067 lindje janë meshkuj dhe 1 116  lindje janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se gjatë muajit nëntor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 79 lindje, prej tyre 41 meshkuj dhe 38 femra, raporton SuharekaOnline.

Gjatë muajit nëntor 2022, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” janë kryer gjithsej 3 lindje, prej tyre 2 meshkuj dhe një femër.

Rikujtojmë se gjatë muajit tetor 2022, në Komunën e Suharekës ishin regjistruar 67 lindje, prej tyre 32 meshkuj dhe 35 femra, ku prej këtyre lindjeve vetëm një është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.