Suhareka në numra, mbi 80 lindje, 55 vdekje dhe 44 kurorëzime gjatë muajit maj

16.07.2022

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm […]

Suhareka në numra, mbi 80 lindje, 55 vdekje dhe 44 kurorëzime gjatë muajit maj Foto: Ilustrim

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit maj të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 84 lindje, prej tyre një nga vendi ku ka ndodhur lindja (një mashkull), ndërsa 83 lindje nga vendi i përhershëm i nënës në komunë (43 meshkuj dhe 40 femra).

KomunaVendi ku ka
ndodhur lindja
MeshkujFemraVendi i përhershëm
i nënës
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë110834340
Suharekë / Të lindur sipas vendit ku ka ndodhur lindja dhe vendit të përhershëm të nënës
në komunë, maj 2022

Ndërkaq sa i përket numrit të vdekjeve, gjatë muajit maj në Komunën e Suharekës janë regjistruar 55 vdekje, prej tyre 19 nga vendi ku ka ndodhur vdekja (8 meshkuj dhe 11 femra) dhe 36 vdekje nga vendi i banimit të përhershëm në komunën tonë (17 meshkuj dhe 19 femra).

KomunaVendi ku ka
ndodhur vdekja
MeshkujFemraVendi i banimit të përhershëm
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë19811361719
Suharekë / Vdekjet sipas vendit ku ka ndodhur vdekja dhe vendit të banimit të përhershëm
në komunë, maj 2022

Sipas ASK-së gjatë muajit maj të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë kryer 44 kurorëzime, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 3 shkurorëzime.

statistikat-e-lindjeve-vdekjeve-kurorezimeve-dhe-shkurorezimeve-maj-2022