Suhareka në numra, mbi 150 lindje, 53 vdekje dhe 80 kurorëzime gjatë muajit qershor

16.08.2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare[1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin qershor 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit qershor në Komunën […]

Suhareka në numra, mbi 150 lindje, 53 vdekje dhe 80 kurorëzime gjatë muajit qershor Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare[1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin qershor 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit qershor në Komunën e Suharekës janë regjistruar 156 lindje (Vendi i përhershëm i nënës në komunë) prej të cilëve 93 janë meshkuj dhe 63 femra.

Gjithashtu gjatë këtij muaji janë kryer edhe 2 raste të tjera të lindjes (2 meshkuj).

Ndërsa sa i përket numrit të vdekjeve të personave me vendbanim të përhershëm në komunë gjatë muajit qershor janë regjistruar 33 raste prej të cilëve 18 meshkuj dhe 15 femra. Gjithashtu janë regjistruar edhe 20 raste të tjera të vdekjes që nuk kanë vendbanim të përhershëm në komunë, prej të cilëve 9 meshkuj dhe 11 femra.

Sipas ASK-së gjatë muajit qershor 2021 në Komunën e Suharekës janë kryer 80 raste të kurorëzimeve, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 4 raste të shkurorëzimeve.