Suhareka në numra, mbi 100 lindje, 28 vdekje dhe 40 kurorëzime gjatë muajit qershor

03.09.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin qershor 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në […]

Suhareka në numra, mbi 100 lindje, 28 vdekje dhe 40 kurorëzime gjatë muajit qershor Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin qershor 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit qershor të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 101 lindje, prej tyre një nga vendi ku ka ndodhur lindja (një mashkull dhe tri femra), ndërsa 97 lindje nga vendi i përhershëm i nënës në komunë (56 meshkuj dhe 41 femra).

KomunaVendi ku ka
ndodhur lindja
MeshkujFemraVendi i përhershëm
i nënës
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë413975641
Suharekë / Të lindur sipas vendit ku ka ndodhur lindja dhe vendit të përhershëm të nënës
në komunë, qershor 2022

Ndërkaq sa i përket numrit të vdekjeve, gjatë muajit qershor në Komunën e Suharekës janë regjistruar 28 vdekje, prej tyre 11 nga vendi ku ka ndodhur vdekja (3 meshkuj dhe 8 femra) dhe 17 vdekje nga vendi i banimit të përhershëm në komunën tonë (8 meshkuj dhe 9 femra).

KomunaVendi ku ka
ndodhur vdekja
MeshkujFemraVendi i banimit të përhershëm
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë11381789
Suharekë / Vdekjet sipas vendit ku ka ndodhur vdekja dhe vendit të banimit të përhershëm
në komunë, qershor 2022

Sipas ASK-së gjatë muajit qershor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë kryer 40 kurorëzime, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 4 shkurorëzime.