Suhareka e përkushtuar në mirëmbajtjen e ambientit, me 19 prill organizohet aksion për pastrimin e vendit

14.04.2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot gjatë ditës së premte është takuar me kryetarët e fshatrave të komunës. I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot gjatë ditës së premte ka takuar kryetarët e fshatrave të komunës me të cilët ka diskutuar rreth një aksioni për pastrimin e ambientit, raporton SuharekaOnline. Gjatë […]

Suhareka e përkushtuar në mirëmbajtjen e ambientit, me 19 prill organizohet aksion për pastrimin e vendit Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot gjatë ditës së premte është takuar me kryetarët e fshatrave të komunës.

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot gjatë ditës së premte ka takuar kryetarët e fshatrave të komunës me të cilët ka diskutuar rreth një aksioni për pastrimin e ambientit, raporton SuharekaOnline.

Gjatë këtij takimi është rekomanduar nga Komuna e Suharekës që me datë 19 prill 2023, të organizohet një aksion ku do të bëhet pastrimi i ambientit brenda territorit të Komunës së Suharekës, poashtu është diskutuar për angazhimin e kryetarëve rreth mbikqyrjës së projekteve kapitale që do të realizohen në mjediset nga ata vijnë, si dhe për gjëra tjera me interes të qytetarëve të Suharekës.

Muharremaj ka kërkuar nga të pranishmit që të interesohen rreth cilësisë së punës gjatë realizimit të projekteve kapitale, rreth ambinetit ku ata jetojnë dhe për shumë çka tjetër të njoftojnë Komunën, ku sipas tij bashkëpunimi sa mi i mirë sjell edhe rezultate më të mira për secilin qytetarë.