Suhareka e para, në vitin 2024 shpenzoi 100% të buxhetit për investime kapitale

11.09.2025

Komuna e Suharekës po dëshmon një efikasitet të lartë në menaxhimin e buxhetit për investime, duke arritur të realizojë një pjesë dërrmuese të projekteve të saj.

Megjithatë, një rritje dramatike e pagesave për detyrime gjyqësore dhe përmbarimore po shfaqet si një sfidë e madhe financiare.

Sipas të dhënave të fundit te nxjerrura nga Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Ligjet mbi ndarjet buxhetore 2015-2025, performanca e Suharekës në shpenzimin e buxhetit kapital ka qenë e shkëlqyeshme, duke arritur kulminacionin në vitin 2024 me 100% të shpenzimeve, ku renditet e para, pastaj vjen Ferizaj poshatu me 100% dhe Malisheva me 100%.

Ky trend i fortë është i dukshëm edhe në vitet e mëparshme:

  • 2023: 85%
  • 2022: 93%
  • 2021: 89%
  • 2020: 87%

Këto shifra tregojnë një përkushtim të vazhdueshëm në realizimin e investimeve dhe projekteve, duke e bërë Suharekën një shembull pozitiv për menaxhimin efektiv të fondeve.