Suhareka e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

18.08.2020

Gjatë takimit me SBASHK-un është dakorduar që edhe në Komunën e Suharekës të fillojë procesi mësimor. Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, i cili ka vizituar shkollat e mesme ku po bëhet regjistrimi i nxënësve në klasat e X-ta. Ai tha se […]

Suhareka e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor Foto: Ilustrim

Gjatë takimit me SBASHK-un është dakorduar që edhe në Komunën e Suharekës të fillojë procesi mësimor.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, i cili ka vizituar shkollat e mesme ku po bëhet regjistrimi i nxënësve në klasat e X-ta.

Ai tha se ka pak vështirësi në shkollën fillore “7 Marsi” për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe në gjimnazin “Jeta e Re” për shkak të punës me dy ndërrime.

Ndër tjera ai ka vlerësuar procesin e regjistrimit duke thënë se edhe përkundër situatës me pandeminë interesimi i nxënësve është i madh dhe janë duke u respektuar udhëzimet e institucioneve shëndetësore.