A do të riemërohet Remzi Bajselmani në drejtimin e Arsimit në Suharekë?
12.01.2026
Sot ka nisur zyrtarisht gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës, me ç’rast kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka vizituar disa shkolla dhe ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Në këto vizita zyrtare, megjithatë, nuk është vërejtur prania e Remzi Bajselmanit, i cili më herët ka ushtruar funksionin e drejtorit të Arsimit për një mandat e gjysmë.
Kjo mungesë ka ngritur pyetje në opinionin publik: a do të riemërohet Remzi Bajselmani në krye të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Suharekës, apo komuna ka vendosur për një emërim tjetër? Duke pasur parasysh rëndësinë e arsimit dhe nevojën për qartësi institucionale, pritet që autoritetet komunale të sqarojnë situatën në ditët në vijim.
