[Statistika] Suhareka ndër vite, bie numri i nxënësve, rritet i të punësuarëve në Komunë
Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2017, Komuna e Suharekës ka 41 vendbanime, ku jetojnë 88.126, banorë në një sipërfaqe prej 361.78 km² me dendësi banimore prej 165 banorë/km². Në bazë të statistikave të nxjerrura nga instituti GAP për Komunën e Suharekës në disa pika kyçe rezulton se numri i […]
Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2017, Komuna e Suharekës ka 41 vendbanime, ku jetojnë 88.126, banorë në një sipërfaqe prej 361.78 km² me dendësi banimore prej 165 banorë/km².
Në bazë të statistikave të nxjerrura nga instituti GAP për Komunën e Suharekës në disa pika kyçe rezulton se numri i nxënësve të regjistruar në shkollat fillore dhe ato të mesme ka pësuar rënie.
Për dallim nga rënia e numrit të nxënësve ndër vite, është rritur numri i të punësuarëve në komunë (staf i komunës).
Kështu nëse krahasojmë vitin 2011 me vitin 2018 i bie që numri i të punësuarëve në komunë(staf i komunës) është rritur për 26.41%.
Ndërsa numri i nxënësve në shkollat fillore brenda 7 viteve (2011-2018) ka rënë për 25.03%.
Nnumri i nxënësve në shkollat e mesme brenda 7 viteve (2011-2018) ka rënë për 11.87%.
1. Sa persona janë të punësuar në komunë
2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 |
159 | 164 | 165 | 194 | 196 | 193 | 197 | 201 |
2. Sa është numri i mësimdhënësëve në shkollat fillore
2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 |
667 | 647 | 643 | 649 | 645 | 644 | 648 | 651 |
3. Sa është numri i mësimdhënësëve në shkollat e mesme
2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 |
161 | 156 | 176 | 227 | 190 | 190 | 185 | 191 |
4. Sa është numri i nxënësve në shkollat fillore
2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 |
11064 | 10701 | 10140 | 9920 | 9310 | 8644 | 8294 | 8294 |
5. Sa është numri i nxënësve në shkollat e mesme
2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 |
3494 | 3246 | 3526 | 2900 | 3096 | 3193 | 3079 | 3079 |