Nesër bllokohen për dy orë disa rrugë në Suharekë
Nesër, gjatë ditës së deilë, 30 nëntor 2025, në Komunën e Suharekës pritet të ketë bllokime të përkohshme të disa rrugëve kryesore.
Foto: Ilustrim
Arsyeja e këtyre bllokimeve është mbajtja e një aktiviteti festiv dhe sportiv, i cili organizohet në nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit.
Sipas njoftimit zyrtar, rrugët që do të jenë të bllokuara për qarkullim janë:
- Rr. “Brigada 123”
- Rr. “Ukë Bytyçi” – Zona Industriale
- Rr. “Manëza” – Damperi
- Rr. “Shkëndija” – Dubiqaku

Bllokimi i këtyre rrugëve do të fillojë në orën 11:00 dhe do të zgjasë deri në orën 13:00. Gjatë kësaj kohe, në këto segmente do të zhvillohet një aktivitet vrapimi, i dedikuar festës kombëtare të 28 Nëntorit.
Gjatë kësaj periudhe qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim që të shmangen vonesat dhe ngarkesat në trafik.
Aktiviteti synon të promovojë vlerat kombëtare, shëndetin fizik dhe bashkëpunimin komunitar, ndërsa organizatorët presin pjesëmarrje të madhe nga qytetarët e Suharekës dhe zonave përreth.