53-vjeçari nga Istogu humb jetën papritur në Budakovë të Suharekës

1 min

Një 53-vjeçar nga Istogu ka humbur jetën papritur të martën në fshatin Budakovë të Suharekës, derisa ishte duke pushuar së bashku me kolegët e tij gjatë orarit të punës.

Ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 14:30. Sipas dëshmive të kolegëve të tij, gjatë pushimit 53-vjeçarit papritur i kishin filluar dridhjet e trupit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe mjekësore, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin janë angazhuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit!