1.
Sllapuzhan, gjatë punimeve në oborr zbulohet një granatë dore e pashpërthyer
08.08.2025
Një banor i fshatit Sllapuzhan në Suharekë, ka hasur në një granatë dore të pashpërthyer, teksa po kryente punime në oborrin e shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 gushtit, rreth orës 19:06, kur ankuesi, një shtetas kosovar, ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.
Menjëherë pas denoncimit, njësia policore ka siguruar zonën përreth vendit ku u gjet mjeti shpërthyes. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ekipi i deminimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ka bërë tërheqjen e granatës së dorës në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident.
Autoritetet njoftojnë se operacioni u krye me sukses dhe se mjeti i rrezikshëm u largua pa shkaktuar asnjë rrezik për banorët e zonës.