“Shtëpia e të Moshuarve” në Gjinoc pritet të filloj punën në nëntor, fillimisht strehon 100 persona

Shtëpia e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës e cila pret investimin prej 2.3 milionë eurove që është investim i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” pritet që të jetë një qendër për personat pa përkujdesje familjare.

Humanisti Halil Kastrati ka bërë të ditur se punimet në shtëpinë e pleqëve e cila po ndërtohet në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës nga Organizata “Jetimat e Ballkanit” janë përfunduar 90% e tyre.

Kastrati gjithashtu ka njoftuar se inagurimi i shtëpisë së pleqëve do të bëhet gjatë muajit nëntor ku edhe kjo organizatë shënon 11 vjetorin e saj.

Në koordinim me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Kastrati tregon se do të fillojnë hapjen e shtëpisë me 100 persona edhe pse kapaciteti i kësaj shtëpie është më i madh, përfshinë vendosjen e 250 personave.

Kastrati tregon se si organizatë ka bashkëpunime pothuajse me secilën komunë në Kosovë, andaj gjatë nënshkrimit të një memorandumi me kryetarin Muharremaj ai tregon se kanë diskutuar edhe për një shtëpi të tillë, dhe si organizatë janë njoftuar nga kryetari Muharremaj se një objekt ka filluar të ndërtohet në fshatin Gjinoc dhe iu është ofruar që të vazhdohet për përfundimin e tij.

Sa i përketë kërkesave për vendosjen e pleqëve në këtë shtëpi Halil Kastrati thotë se janë të shumta andaj edhe është vendosur ndërtimi i saj, ai gjithashtu thekson se në këtë shtëpi do të vendosen vetëm ata pleq të cilët nuk kanë fëmijë ose ata që kanë pasur por nuk i kanë më gjallë.

Deri më tani nuk është bërë publike ndonjë pamje brenda objektit të shtëpisë së pleqëve por Halil Kastrati thotë se kjo shtëpi ka standarte jashtëzakonisht të mira.

Kujtojmë se ndërtimi i kësaj shtëpie ka filluar në fund të muajit maj të vitit 2019, ku me ftesën e kryetarit Muharremaj të pranishëm kanë qenë kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Enver Hoxhaj, përfaqësuesi i Jetimave të Ballkanit, humanisti, Halil Kastrati, ministri Palë Lekaj, ministra të tjerë, zv. ministra dhe deputetë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.