Vjosa Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: “Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin”

27.05.2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ku së bashku me banorët e këtij institucioni ka ndarë atmosferën e festës së Kurban Bajramit.

Vjosa Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: “Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin” Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e përkujdesjes ndaj të moshuarve, duke thënë se një shoqëri që harron njerëzit e saj më të moshuar humb shpirtin, ndërsa një shtet që nuk ua kthen dinjitetin atyre që sakrifikuan gjithçka, humb kuptimin.

Ajo u shpreh se është përgjegjësi njerëzore dhe shoqërore që askush të mos ndihet i vetmuar në vendin për të cilin dha gjithë jetën.Në fund të vizitës, Osmani falënderoi humanistin Halil Kastrati për mikpritjen dhe, siç tha ajo, “zemrën e madhe”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More