Bashkëpunim mes Komunës së Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtohet objekti i zjarrfikësve dhe 20 shtëpi për familjet në nevojë

para 27 dite

Lajme “jashtëzakonisht të mira” janë njoftuar sot për qytetarët e Komunës së Suharekës. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se do të ketë rreth 1.5 milion euro investime të reja në bashkëfinancim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Bashkëpunim mes Komunës së Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtohet objekti i zjarrfikësve dhe 20 shtëpi për familjet në nevojë

Këto investime madhore përfshijnë dy projekte thelbësore për komunitetin: ndërtimin e një objekti të ri për zjarrfikësitdhe ndërtimin e 20 shtëpive të reja.

Projekti i objektit të ri të zjarrfikësve ka një vlerë prej 850 mijë euro. Komuna e Suharekës do të ndajë 250 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër, 600 mijë euro, do të jetë donacion nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Ky investim do të forcojë kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, duke rritur sigurinë për të gjithë banorët e komunës.

Një tjetër lajm i rëndësishëm është ndërtimi i 20 shtëpive të reja. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje bashkëfinancimi, Komuna e Suharekës synon të zgjidhë për një kohë të gjatë çështjen e strehimit për familjet në nevojë. Kjo iniciativë pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për shumë qytetarë.

Kryetari Muharremaj falënderoi thellësisht Halil Kastratin, kreun e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, duke e cilësuar atë si një humanist dhe Qytetar Nderi të komunës. Muharremaj theksoi kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm të Kastratit dhe shoqatës që ai drejton.

Etiketat

Ofertat e fundit