Shpërndarja e projekteve kapitale të ministrive nëpër komuna, Suhareka renditet e 15-ta

28.05.2022

Sipas një raporti të Institutit GAP komunat të cilat pritet të përfitojnë më shumë (për nga shuma) nga buxheti i ministrive për investime kapitale gjatë vitit 2022 janë Komuna e Ferizajt (10.7 milionë euro), Prishtinës (8.7 milionë euro), Prizrenit (8.6 milionë euro) dhe Gjakovës (8.6 milionë euro). Ndërsa, nëse i analizojmë për nga investimet për […]

Shpërndarja e projekteve kapitale të ministrive nëpër komuna, Suhareka renditet e 15-ta Foto: Ilustrim

Sipas një raporti të Institutit GAP komunat të cilat pritet të përfitojnë më shumë (për nga shuma) nga buxheti i ministrive për investime kapitale gjatë vitit 2022 janë Komuna e Ferizajt (10.7 milionë euro), Prishtinës (8.7 milionë euro), Prizrenit (8.6 milionë euro) dhe Gjakovës (8.6 milionë euro). Ndërsa, nëse i analizojmë për nga investimet për kokë banori, përfituese më të medha janë komuna e Junikut, Deçanit, Mitrovicës dhe Ferizajt.

Komuna e Suharekës për nga investimet për kokë banori renditet e 15-ta, përkthyer në euro rezulton 54.76€ për kokë banori.

Komunat e qeverisura nga AAK (Gjakova, Deçani, Suhareka, Rahoveci dhe Klina) përfshijnë rreth 16% të popullsisë dhe zënë 16.81% të sipërfaqes së Kosovës. Nga totali prej 96.9 milionë euro investime kapitale të nivelit qendrorë në komuna, 28.8% do t’i përkasin komunave që menaxhohen nga kjo parti.

Investimet mesatare për kokë banori te këto komuna janë 95.56 euro. Ndërsa, në nivel të ministrive, parashihet që MASHTI të investojë 33.78% të projekteve të saj kapitale te këto komuna, MBPZHR do të investojë 100% të projekteve të saj kapitale te komunat e udhëhequra prej AAK-së, MFPT 28.57%, MKRS 13.76%, MMPHI 26.92%, si dhe MPB e cila do të investojë 3.61% të mjeteve të saj të ndara për projekte kapitale nëpër komuna.