Shpallet konkurs i brendshëm për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 28 mars 2022, ka hapur konkurs pune për zv.drejtor të QKMF-Suharekë. “Në bazë të nenit 8 të pika 1 dhe 2 Ligjit të punës Nr-03/L-212 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës 01.Nr.016-18550 datë 17.03.2022, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpallë këtë: Konkurs brendshëm, […]
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 28 mars 2022, ka hapur konkurs pune për zv.drejtor të QKMF-Suharekë.
“Në bazë të nenit 8 të pika 1 dhe 2 Ligjit të punës Nr-03/L-212 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës 01.Nr.016-18550 datë 17.03.2022, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpallë këtë: Konkurs brendshëm, titulli i vendit të punës: Zëvendës drejtor i QKMF-së, kategoria dhe grada e vendit të punës: Koeficienti: H-6, H-850, orari i punës: 40 orë në javë”, thuhet në njoftimin e DSHMS-së.
Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është me afat të pacaktuar sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212.
Të drejtë për aplikim kanë stafi i QKMF-Suharekë. Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë.
VËREJTJE: Fletë aplikacionet e kandidatëve me dokumente të pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim dhe dokumentacioni nuk do të kthehet.
Ndërkaq, personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI.
Konkurs-28.03.22