Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs për 9 vende të lira pune në QKMF-Suharekë

09.02.2024

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs për Laborant/e, Infermier/e, Stomatolog/e dhe Doktor të Mjekësisë për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuqi” në Suharekë.

Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs për 9 vende të lira pune në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkursin për tri vende të lira pune për pozitën “Laborant”, tri vende të lira pune për pozitën “Infermier/e”, një vend të lirë pune për pozitën “Stomatolog/e” dhe dy vende të lira pune për pozitën “Doktor të Mjekësisë” për në QKMF-Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve do të jetë me testim me shkrim dhe intervistë.

Aplikacionet për pozitat e hapura mund të merren në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kati III-të, te Parku i Qytetit dhe dorëzohen në zyren pritëse Nr.1 në objektin e Komunës.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 30 ditë nga 10.02.2024 deri më 10.03.2024.

Konkurs-3-Laborant-dhe-3-Infermier-ne-QKMF-se-Rexhep-Kuci-2024

Konkurs-2-Doktor-te-Mjekesise-dhe-1-Stomatolog-ne-QKMF-Rexhep-Kuci-2024