10 familje përfituese të bonus banimit, Komuna e Suharekës bën thirrje për aplikim
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka bërë thirrje publike për aplikim për bonus banim. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpallë thirrje publike për Bonues Banim (pagesë e qirasë), ku me anë të kësaj forme parashihet që familjeve përfituese nevojtare të i ndihmojnë në pagesën e një pjese të qirasë, andaj të drejtën e […]
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka bërë thirrje publike për aplikim për bonus banim.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpallë thirrje publike për Bonues Banim (pagesë e qirasë), ku me anë të kësaj forme parashihet që familjeve përfituese nevojtare të i ndihmojnë në pagesën e një pjese të qirasë, andaj të drejtën e aplikimit e kanë familjet të cilat: 1. Nuk kanë banesë apo shtëpi apo pronësi individuale.
2. Familjet që posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale ekonomike.
Vlera e bonus banimit do të jetë 50% e shumës së qirasë minimale të banesave në tregun e lirë në territorin e Komunës së Suharekës për vitin 2023.
Përfitues nga kjo thirrje do të jenë dhjetë familje, të cilat i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara në thirrjen publike.