Nesër bëhet dezinsektimi kundër rriqnave në disa fshatra të Suharekës, kërkohet kujdes nga banorët

30.06.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të bëjë dezinfektimin selektiv në disa fshatra të komunës. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë njofton të gjithë banorët e fshatrave: Nishor, Kasterrc, Krushicë, Luzhnicë, Mohlan, Breshanc, Javor, Duhël, Semetisht, Peqan, Sllapuzhan, Dobërdelan, Bllacë Samadrexhë dhe Studençan si dhe një pjesë të Qytetit të Suharekës se […]

Nesër bëhet dezinsektimi kundër rriqnave në disa fshatra të Suharekës, kërkohet kujdes nga banorët Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të bëjë dezinfektimin selektiv në disa fshatra të komunës.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë njofton të gjithë banorët e fshatrave: Nishor, Kasterrc, Krushicë, Luzhnicë, Mohlan, Breshanc, Javor, Duhël, Semetisht, Peqan, Sllapuzhan, Dobërdelan, Bllacë Samadrexhë dhe Studençan si dhe një pjesë të Qytetit të Suharekës se me nesër me datë 01.07.2023 do të bëhet dezinfektimi selektiv kundër rriqnave, raporton Suharekaonline.

Në njoftim thuhet se ky projekt po bëhet në kuadër të “Etheve Hemoragjike Kongo” EHKK.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë udhëzimet e ekipit në teren, ndërsa bletarët të mos i qesin në kullosë bletët gjatë ditës së shtunë. (01.07.2023)