Katër kandidatë aplikojnë për një vend të lirë pune për në Urgjencën e Suharekës
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ka publikuar listën me emrat e aplikantëve për infermier/e të përgjithshëm për në Urgjencën e Suharekës. Sipas njoftimit bëhet e ditur se për një vend të lirë pune në pozitën infermier/e i përgjithshëm kanë aplikuar katër kandidatë, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të DSHMS-Suharekë kandidatët […]
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ka publikuar listën me emrat e aplikantëve për infermier/e të përgjithshëm për në Urgjencën e Suharekës.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se për një vend të lirë pune në pozitën infermier/e i përgjithshëm kanë aplikuar katër kandidatë, raporton SuharekaOnline.
Sipas njoftimit të DSHMS-Suharekë kandidatët që kanë aplikuar janë:
- Altin Përteshi ( 06-110-42535)
- Artan Gega (06-110-43895)
- Yllka Bllaca (06-110-43796)
- Megzon Kukaj (06-110-42909)
“Aplikantët të cilët nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara në konkurs kanë të drejtë që hë afat prej 3 ditësh të paraqesin vërejtje në përpilimin e listës tek Komisioni Përzgjedhës” thuhet në njoftim.