SHMT “Skënder Luarasi” të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, të gjithë mësimdhënënësit të vaksinuar

10.09.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka rekomanduar që masat anti-COVID të vazhdojnë të jenë në fuqi derisa të bie numri i rasteve të infektimeve me COVID-19. Sipas këtij rekomandimi të IKSHPK-së, as fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të duhej të bëhej me prezencë fizike në shkolla, ndërkaq për këtë […]

SHMT “Skënder Luarasi” të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, të gjithë mësimdhënënësit të vaksinuar Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka rekomanduar që masat anti-COVID të vazhdojnë të jenë në fuqi derisa të bie numri i rasteve të infektimeve me COVID-19.

Sipas këtij rekomandimi të IKSHPK-së, as fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të duhej të bëhej me prezencë fizike në shkolla, ndërkaq për këtë vendimi pritet të merret në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dhënë detaje nga takimi i fundit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me rekomandimet nga IKSHPK-ja.

“Në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë”, ka shkruar ministrja Nagavci.

Ndërsa, Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” – Suharekë është shprehur e gatshme për fillimin e procesit mësimor.

Kjo shkollë ka bërë të ditur se tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

Gjithashtu, nga SHMT “Skënder Luarasi” kanë bërë të ditur se të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle janë vaksinuar kundër COVID-19, duke thënë se të gjithë bashkë ta mbromjë njëri-tjetrin.

“Shkolla jonë tashmë ka marrë të gjitha masat e duhura për fillimin e procesit mësimor. Gjithashtu të gjithë mësimdhënësit janë të vaksinuar. Të gjithë bashkë ta mbrojmë njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e SHMT “Skënder Luarasi”.

Se Komuna e Suharekës është e gatshme për fillimin e procesit mësimor, këtë e ka bërë të ditur për SuharekaOnline edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Remzi Bajselmani.

Ai ka thënë se Komuna e Suharekës ka bërë të gjitha përgatitjet dhe se është e gatshme që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike, por kjo varet nga rekomandimet që jepen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Po ashtu, Bajselmani ka bërë të ditur se rreth 90 për qind (%) e mësimdhënësve në Komunën e Suharekës janë vaksinuar kundër COVID-19.