Shiroka, Sopija e Dubrava të hënën mbesin 3 orë pa rrymë
04.02.2023
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të hënën (06.02.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në disa vende të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të […]
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të hënën (06.02.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në disa vende të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 08:00 deri në ora 11:00, raporton SuharekaOnline.
Vendet ku do të ketë ndërprerje të energjisë janë: Fshati Shirokë, një pjesë e rrugës 560 Brigada 123, Sopije dhe Dubravë.
KEDS bën të ditur se arsyeja e ndëprerjes është ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm në fshatin Sopije.